Ndez motorët avioni më i madh në botë
Stratolaunch, avioni më i madh në botë kaloi një tjetër test të rëndësishëm dhe është një hap larg ngritjes në qiell.
Gjiganti fluturues ndezi 6 motorët e tij dhe arriti të përshkojë të gjithë pistën e fluturimit në një aerodrom në Kaliforni, duke kryer të ashtuquajturën prova e taksisë, një nga testet kryesore të avionëve. Projekti ambicioz është vepër e miliarderi amerikan Paul Allen, bashkëthemeluesi i Microsoftit. Stratolaunch ka një gjatësi krahësh rreth 117 metra, më e madhe se një fushë futbolli, duke i marrë vendin e parë një tjetër gjiganti të qiellit, prodhimit rus Antonov An-225. Stratolaunch është i aftë të lëshojë objekte, çka është edhe funksioni kryesor për të cilin do të shërbejë, për lëshimin e satelitëve dhe më pas në një të ardhme anijeve të vogla hapësinore për dashamirësit e hapësirës. Avioni më i madh në botë pritet të ngrihet në fluturim në vitin 2019. Tv Klan