Ndezja e fishekzjarrit kthehet në tragjedi


Ndezja e fishekzjarrit kthehet në tragjedi

13:18 01/01/2020

50-vjeçari nga Britania humb jetën

Një britanik ka humbur jetën pas një incidenti me fishekzjarrin. Ngjarja e rëndë ndodhi në Tajlandë. Sipas policisë lokale, Gary McLaren, 50 vjeç, vdiq pasi fishekzjarri që po përpiqte të ndizte shpërtheu. Plagët ishin të rënda për të aq sa humbi jetën menjëherë në vendin e ngjarjes, pak pas mesnatës.

“Rreth mesnatës, McLaren u përpoq që të ndizte një fishekzjarr të madh, por nuk arriti të largohej. Pas shpërthimit ai vdiq menjëherë”, thuhej në njoftimin e policisë tajlandeze.

50-vjeçari kishte shkuar në Tajlandë vetëm disa ditë para vitit të ri. Ai ishte teknik në Shoqatën e Ekipeve të Garave Rrugore Ndërkombëtare, ndërkohë që më parë kishte punuar për Suzukin në MotoGP. McLaren ishte një nga anëtarët më të njohur të komunitetit të motoristëve të Grand Prix./tvklan.al






Të ngjashme