Ndihen keq gjatë mësimit 6 nxënës, mister shkaqet


Ndihen keq gjatë mësimit 6 nxënës, mister shkaqet

14:17 28/02/2020

6 nxënës të një shkolle të mesme në qytetin e Fierit u ndjenë keq gjatë kohës që bënin mësim në kabinetin e laboratorit të shkollës.

Sipas policisë, nxënësit kishin të kollitura dhe vështirësi në frymëmarrje. Ata u dërguan në spital për kontroll mjekësor, ku dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Në njoftimin e saj për mediat, policia e Fierit shprehet se paraprakisht nuk dihet cili ka qenë shkaku i kësaj situate. Në vendin e ngjarjes shkoi grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave dhe gjetjen e shkakut të kësaj ngjarje. /tvklan.al






Të ngjashme