Ndihet keq në timon, kamionisti shqiptar përfundon në kanal
Një ngjarje që mund të kishte pasur pasoja të rënda ndodhi këtë të martë në Italinë fqinje. Një 65-vjeçar shqiptar, i cili drejtonte një kamion humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga duke përfunduar në një kanal që ndante rrugën me hekurudhën.
Sipas mediave italiane, incidenti ndodhi rreth orës 13:30, në rrugën Bressanoro për në Castelleone, në Cremona. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, mësohet se nuk u ndje mirë, e për pasojë humbi kontrollin e kamionit.
Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë shërbimet e emergjencës, si dhe zjarrfikësja. Atij iu dha ndihma e parë, e më pas u transportua për në spital. Mediat fqinje shkruajnë se shqiptari është jashtë rrezikut për jetën.
/tvklan.al