Ndihma në libra për refugjatët kosovarë në Tropojë (08 Gusht 1998)
Për t’u ardhur në ndihmë familjeve të refugjatëve kosovarë, shoqata të ndryshme kanë dërguar ndihma në ushqime e veshje për t’u siguruar atyre kushtet minimale të jetesës. Mes këtyre refugjatëve është dhe një grup i madh fëmijësh.
Për t’u ardhur në ndihmë këtyre një grup shkrimtarësh kanë dhënë ndihmën e tyre duke dhuruar libra, për t’i larguar sadopak nga pamjet tragjike të luftës. Mes tyre ishte dhe shkrimtari Padeli Koçi i cili u shpreh se të gjithë ndodhen para një shqetësimi të madh pasi shtatori po afron dhe të gjithë sëbashku u munduan t’iu sillnin këtyre fëmijëve disa libra artistike, dhe pse shqetësimi më i madh është ai i librave të shkollës./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame