Ndihmat në Durrës mga anijet italiane (4 Prill 1999)
Në Portin e Durrësit kanë mbërritur dy anije “San Guisto” dhe “Major”. Me anijen San Xhusto kanë ardhur 142 vullnetarë të tjerë të mbrojtjes civile italiane të cilët do bashkohen me 330 vullnetarët që kanë ardhur dy ditët e fundit për të ndërtuar kampingjet që nevojiten për strehimin dhe sistemimin e të ardhurve nga Kosova. Kryqi i Kuq Italian ka sjellë një spital kampingu, 6 alpinistë, dy rulot kamper, dy makina për departamentin e mbrojtjes civile, 10 persona të zjarrfikësave si dhe autoambulanca.
Anija Major e cila ka mbërritur rreth orës 10:00 në portin detar të Durrësit ka sjellë si ndihmë të Qeverisë Italiane, 26 kontiniere me çadra dhe mbulesa. Kjo anije ka sjellë gjithashtu 36 automjete me solucione dhe detergjente kimike si dhe një autoçisternë karburanti 20 mijë litërshe./tvklan.al