Ndihmat nga Arabia Saudite për refugjatët kosovarë (4 Prill 1999)
Ndihmave humanitare nga të gjitha vendet e Evropës që po vijnë për të ndihmuar popullsinë shqiptare të Kosovës u shtohet dhe një ndihmë tjetër dërguar nga Qeveria e Mbretërisë Saudite. Per TV Klan prononcohet Ambasadori Abdul Latif Sale.
Abdul Latif Sale: Janë dy avionë me një ndihmë humanitare afërsisht 120 ton. Një avion mbërrin sot dhe një avion tjetër do të mbërrijë nesër. Ato janë ndihma ushqimore siç janë, oriz, sheqer, miell, qumësht pluhur. Gjithashtu janë më shumë se një mijë çadra, dy mijë batanije dhe një mijë shtresa. Këto janë ndihma të dhena nga Qeveria e Arabisë Saudite në ndihmë të Qeverisë Shqiptare për përballimin e fluksit dhe problemeve të mëdhaja që kanë shkaktuar kosovarët e ardhur në Shqipëri.
Për të pritur këto ndihma të cilat do të dërgohen në zonat Veriore, kishte dalë në Aeroport dhe Zëvëndësministri i Jashtëm i Shqipërisë, Pëllumb Xhufi./tvklan.al
Gazetar : Teodor Keko