Ndihmat për kosovarët në Librazhd – (17 Prill 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Mbrrijnë ndihmat e para për kosovarët e strehuar në Librazhd. 60 milion lireta ndihma u janë akorduar të ardhurve nga tregtarët italian që punojnë në këtë qytet. Ndihma të cilat janë ushqime, veshmbathje dhe medikamente, janë mbledhur nga qytetar të komunës së Milanos dhe Riminit.
1200 të ardhurit kosovar që janë vendosur në kampingun e qytetit të Librazhdit dhe 490 të tjerët të cilët janë vendosur në familjet librazhdase deri dje përbënin kontigjentin e të ardhurve më të harruar. Ndihmat e djeshme më shumë simbolike do të pasohen nga të tjerat.
Janë po tregtarët italian që punojnë në Librazhd të cilët janë interesuar dhe në spitalin e qytetit ku kanë ndihmuar kosovarët e ardhur veçanërisht fëmijët. Edhe 120 milion lireta të tjera ndihma pritet të mbërrijnë me dy maune të tjera të nisura nga Italia./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj