Ndihmat, shpërndarje me helikopterë në zonat e përmbytura
Në repartin ushtarak të Gjadrit në Lezhë mijëra ton ushqime janë grumbulluar për t’u transportuar me helikopterët italianë për të gjitha familjet në nevojë, të cilët janë prekur nga përmbytjet e ditëve të fundit në Ultësirën e Shkodrës.
Operacioni i shpërndarjes së ndihmave ka angazhuar me qindra ushtarakë, të cilët kanë bërë ndarjen dhe transportin e ushqimit e ujit për familjet e përmbytura.
Në këtë operacion ka asistuar dhe Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, i cili pati dhe një takim me ekspertët e Mbrojtjes Civile, të ardhur nga Italia në ndihmë të autoriteteve shqiptare, për të përballuar situatën e krijuar.
Tv Klan