Ndikimi i pandemisë së Covid-19 në ekonomi
Sejko: Pavarësisht vaksinës, pasiguritë mbeten
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko është shprehur gjatë Workshopit të 14-të të Kërkimeve Ekonomike për Evropën Juglindore, një aktivitet i përvitshëm i Bankës Qendrore, se dy vitet e ardhshme pritet që ekonomia të rigjallërohet, por këto parashikime shoqërohen me një nivel të lartë pasigurie.
Sejko tha se pavarësisht optimizmit që sinjalizon vaksina, pasiguria mbetet te prodhimi, shpejtësia e shpërndarjes, suksesi i fushatës, por dhe shpejtësisë së rimëkëmbjes ekonomike.
Për kreun e Bankës së Shqipërisë tashmë është detyrë e bankave qendrore që të gjejnë forma të reja për të mbështetur ekonominë.
Tv Klan