Ndiqni këto hapa çdo mëngjes dhe do të rrisni produktivitetin
Një rutinë mëngjesi solide do të ndërtojë themelet e suksesit, do ju drejtojë drejt lumturisë dhe produktivitetit dhe do ta bëjë çdo ditë më argëtuese.
Kur e merr çdo ditë me qetësi, do t’ju bëjë të ndiheni të sigurt dhe në gjendje të mirë para së të dilni nga shtëpia.
Për shumë individë, të zgjohen në mëngjes është një eksperiencë kaosi, plot me zhurma alarmesh, kontrolle e-mail-esh dhe dalje nga shtëpia sa më shpejt të jetë e mundur, pasi mendja dhe trupi nuk janë bërë për të përballuar një stimulim dhe stres të tillë sapo zgjohen.
Por a duhet të kemi një rutinë në mëngjes dhe nëse po, çfarë hapa duhet të ndjekim për të qenë sa më produktive.
– Flini mjaftueshëm
Kjo është e lehtë të thuhet për shumë njerëz, por jo të bëhet. Duhet të praktikoni një higjenë gjumi sa me të mirë dhe të siguroheni që merrni sasi të mjaftueshme gjumi për trupin tuaj. Diçka midis 6 dhe 9 orëve do të ishte më e përshtatshmja, kështu që provojeni, zbuloni se funksionon dhe mos hiqni dorë.
Doktorët rekomandojnë orar të njëjtë fjetjeje dhe zgjimi çdo ditë në mënyrë që të sinkronizoni ritmet “sirkadike” që prodhojnë energji kur ju keni nevojë.
– Mos e shtyni alarmin për më vonë
Të shtyni alarmin është si të thyeni një premtim që i keni bërë vetes. Kur vendosni se do të zgjoheni në një orar të caktuar, mbajeni atë qëndrim. Vlerësojeni kohën tuaj dhe vendosini këmbët në tokë sapo të dëgjoni alarmin.
-Shmangni ekranet teknologjike
Duke qenë se telefonat janë pjesë e jona në ditët e sotme, është shumë e vështirë shmangia e përdorimit të tyre sapo zgjohemi, por është shumë e rëndësishme t’i lëmë kohë trurit tonë të zgjohet para se ta ekspozojmë atë me stimuj ekstreme.
-Pini shumë ujë
Nuk ka asgjë më të mirë se një gotë uji e ftohtë në mëngjes. Përveçse ndihmon në zgjim, duke qëndruar i hidratuar shmang dhimbjet e kokës, dhimbjet muskulare si dhe mostretjen e mirë. Nuk mund të pini ujë gjatë kohës që jeni në gjumë, kështu që zgjohuni dhe jepini trurit dhe trupit tuaj atë që kërkon në mënyrë që të funksionojë më së miri.
– Hani një vakt të shëndetshëm
Një vakt i shëndetshëm në fillim të ditës është shumë i rëndësishëm për të marrë energjitë e nevojshme.
Në qoftë se ushqeheni me ushqime të pasura me proteina, nuk ka rëndësi se çfarë del gjatë ditës, sepse do të keni energjitë e nevojshme për të lexuar, reaguar dhe arritur qëllimet ditore.
-Meditoni
Kur meditoni çdo mëngjes, e keni më të lehtë të riktheheni në kaosin e jetës së përditshme. Dhe kur meditoni çdo mëngjes në mënyrë të rregullt, do t’a gjeni veten duke reaguar më lehtë ndaj faktorëve stresantë të cilët normalisht ju shkaktojnë stres.
-Kafe ose çaj
Jam i bindur që rutina perfekte e mëngjesit është e lidhur me një kombinim perfekt të meditimit dhe kafeinës. Ju duhet të jeni produktiv dhe duhet që të jeni me këmbë në tokë.Nuk është e nevojshme të pish një filxhan të tërë kafeje, vetëm pak do të jetë mjaftueshëm për ta mbajtur trurin tuaj të freskët që në mëngjes./tvklan.al