“Ndjehem i rilindur”/ Babai shikon “live” ekzekutimin e përdhunuesit dhe vrasësit të vajzës së tij


“Ndjehem i rilindur”/ Babai shikon “live” ekzekutimin e përdhunuesit dhe vrasësit të vajzës së tij

20:36 03/08/2017

Edhe pse shpirti i tij ishte tmerrësisht i vrarë, pasi një person kishte abuzuar seksualisht dhe më pas e ka vrarë vajzën e tij, ai mund të qeshë. Rana Yahya al-Matari ka marrë pjesë në ekzekutimin në mes të qytetit që i është bërë vrasësit të vajzës së tij.

Muhammad al-Maghrabi, 41 vjeç, u vra nga një breshër plumbash, pasi kishte rrëmbyer, përdhunuar dhe më pas vrarë një të mitur.

Duart e tij ishin të lidhura pas shpinë  dhe pasi doli nga furgoni i policisë ai u shtri përmbys dhe më pas u ekzekutua.

Yahya tha se ndjeu lehtësim dhe kënaqësi, pasi ai ishte dëshmitar  kur abuzuesi i vajzës së tij, mori dënimin që meritonte.

Duke folur për MailOnline ai tha: "Ndjehem sikur të kem rilindur. Kjo është dita e parë e jetës sime. Tani jam i lehtësuar "./tvklan.al





Të ngjashme