“Ndjeva erë të keqe, por nuk e dija që gruaja kishte vdekur”


“Ndjeva erë të keqe, por nuk e dija që gruaja kishte vdekur”

20:45 26/12/2017

Një burrë deklaroi se nuk e kishte kuptuar që bashkëshortja e tij kishte vdekur, pavarësisht se kishte nuhatur një erë të keqe që vinte në shtëpinë e tyre prej gati 1 muaji.

Ngjarja sa e rëndë aq edhe e pabesueshme ndodhi në Chicago dhe u zbulua për mediat nga hetuesit. Sipas asaj që shkruan

Chicago SunTimes

, autoritetet u shprehën se nëse Steven Seiler do të ishte "shqetësuar" për të hedhur një sy, do të kishte parë trupin e pajetë të bashkëshortes së tij të mbuluar me një çarçaf.

Seiler tha se e kishte zbuluar vdekjen e gruas, vetëm pasi e kishte telefonuar e bija. 60-vjeçari u arrestua nga policia, deri më tani për akuzën e fshehjes së vdekjes, që ngre dyshimet se në fakt ai e dinte më parë se gruaja kishte vdekur.

Policia shkoi në apartamentin e çiftit më 10 Dhjetor, pasi kishin marrë një kërkesë për të kontrolluar nëse 58-vjeçarja Tamara Wilson ishte mirë.

Pasi dalluan papastërti dhe një erë të keqe në të gjithë apartamentin, oficerët e policisë hapën derën e dhomës së gruas, të cilën e gjetën të dekompozuar.

Sailer u arrestua nga policia të martën e shkuar, kur u kthye në apartamentin ku jetonin dhe me vete kishte të gjitha mjetet e identifikimit të bashkëshortes, kartën e kreditit, e madje edhe unazën e saj të martesës.

Trupi i gruas pritet që t'i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Marrëdhënia mes bashkëshortëve duket se nuk kishte qenë fort e mirë dhe mësohet se ndaj Seiler ishin ngritur disa herë akuza për dhunë.

Ai u tha oficerëve se kishte lëvizur në pjesën më të madhe të kohës dhe ndonëse kishte ndjerë një erë të keqe nuk e kishte kuptuar se 58-vjeçarja kishte vdekur. Çifti ishte martuar që prej 2014-ës dhe kishin edhe një vajzë 22 vjeç.

/tvklan.al






Të ngjashme