Ndodh edhe kështu, aksidentohesh dhe përfundon në pranga


Ndodh edhe kështu, aksidentohesh dhe përfundon në pranga

09:59 24/10/2016

Një i ri është arrestuar nga efektivët e Tiranës.

Shkak është bërë një aksident në të cilin u përshi gjatë ditës së djeshme. Sipas policisë, 18 – vjeçari Ardit Gj po udhëtonte më një motor pa leje, kur u përplas nga një grua me makinë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00, në rrugën “Berisha”. 40 – vjeçarja me iniciale A. N udhëtonte me një makinë “Volkswagen”, ndërsa 18 – vjeçari i jepte një motori “Lifan”.

Si pasojë e përplasej i riu ka marrë dëmtimte jashtë rrezikut për jetën dhe pas mjekimit në spital ka përfunduar në pranga.

Ndërsa sa i përket 40 – vjeçares, policia thotë se u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë./tvklan.al






Të ngjashme