Ndodh habia, deri tani e kemi ditur gabim shenjën e Horoskopit
Rreth 81 përqind e njerëzve në botë e dinë gabim shenjën e tyre të Horoskopit. Kjo sepse data e shenjave në yje janë vendosur rreth 2,000 vjet më parë.
Por që atëherë yllësitë kanë ndryshuar dhe ju me shumë mundësi nuk keni lindur, nën një shenjë tjetër nga ajo që mendoni se i përkisni.
Sipas traditës, datat tradicionale janë:
Dashi: 21 Mars – 19 Prill
Demi: 20 Prill – 20 Maj
Binjakët: 21 Maj – 20 Qershor
Gaforrja: 21 Qershor – 22 Korrik
Luani: 23 Korrik – 22 Gusht
Virgjëresha: 23 Gusht – 22 Shtator
Peshorja: 23 Shtator – 22 Tetor
Akrepi: 23 Tetor – 21 Nëntor
Shigetari: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Bricjapi: 22 Dhjetor – 19 Janar
Ujori: 20 Janar – 18 Shkurt
Peshqit: 19 Shkurt – 20 Mars
Ndërsa sipas ekspertëve, data e shenjave sipas ditëve që keni lindur janë ndryshe dhe janë të pasakta, për 86 % të njerëzve.
Sipas tyre data e sakta janë:
Bricjapi: 21 Janar – 16 Shkurt
Ujori: 17 Shkurt- 12 Mars
Peshqit: 13 Mars – 18 Prill
Dashi: 19 Prill – 14 Maj
Demi: 15 Maj – 21 Qershor
Binjakët: 22 Qershor – 20 Korrik
Gaforrja: 21 Korrik – 10 Gusht
Luani: 11 Gusht – 16 Shtator
Virgjëresha: 17 Shtator – 31 Tetor
Peshorja: 1 Nëntor – 23 Nëntor
Akrepi: 24 Nëntor – 29 Nëntor
Shigjetari: 30 Nëntor- 18 Dhjetor
Sipas Dr.Radmila Topalovic, “ Toka është e ndikuar nga tërheqja gravitacionale e Hënës dhe e Diellit, që krijojnë një efekt lëkundës mbi planetin tonë. Në këtë mënyrë Toka vërtivet rreth vetes”. Si pasojë e kësaj lëvizjeje, sipas ekspertes, disa nga yllësitë janë zhvendosur.
Gjithashtu është dhe një yllësi e 13, që është lënë mënjanë për të patur një ndarje me 12 shenja të Horoskopit. Ajo është Ophiuchus, ose Gjarpri dhe nëse keni lindur mes data 30 Nëntor dhe 18 Dhjetor, mund t’i përkisni kësaj shenje./tvklan.al