Ndodh habia me qytetarin kosovar, e ndalojnë në aeroport me 40 kg suxhuk


Ndodh habia me qytetarin kosovar, e ndalojnë në aeroport me 40 kg suxhuk

20:22 12/01/2021

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur me një qytetar kosovar në Aeroportin Ndërkombëtar të Newark të SHBA-së të hënën. Sipas asaj që shkruajnë mediat, qeni nuhatë i quajtur Kody nuhati në valixhet e tij diçka të çuditshme.

Kaq mjaftoi që autoritetet ta ndalonin atë për një kontroll më të imtësishëm. Kur stafi ekzaminoi valixhet u zbulua se ai kishte me vete rreth 40 kilogramë suxhuk. Autoritetet nuk e lejuan kalimin e sasisë së sallamit të shtetasit kosovar.

“Importimi i suxhukut edhe pse duket i padëmshëm për publikun e gjerë, mund të shkaktojë dëmtim të rëndë të ekonomisë sonë dhe industrisë agrikulturore”, tha për mediat drejtori i Mbrojtjes së Doganave dhe Kufijve në New York, Troy Miller.

Sipas mediave, pasagjeri kosovar nuk ishte në dijeni që k gjë nuk lejohej dhe u tha efektivëve që suxhuku ishte bërë në shtëpi. Kjo në fakt ka qenë edhe arsyeja pse nuk u gjobit.

“Nuk është e qartë se çfarë bëri menjëherë stafi me sallamin, apo nëse i dha qenit në formë çmimi”, shkruan në fund New York Post./tvklan.al






Të ngjashme