Ndodh mrekullia, modelja e njohur në pritje të ëmbël
Përmes një postimi në rrjetin e saj social Instagram, modelja e njohur Romee Strijd ndau lajmin e bukur se është në pritje të ëmbël.
Engjëlli i Victoria Secret bëri të ditur se përgjatë 7 viteve, ajo është përballur me një çrregullim hormonal dhe mendonte se kurrë nuk do të bëhej nënë, por mrekullia ndodhi.
“Ne jemi shumë të lumtur që t’ju bëjmë të ditur se jemi në pritje të një foshnje. Mua me të vërtetë nuk më besohet që kjo po ndodh, pasi mendoja se kjo gjë ishte e pamundur”.
Modelja tregoi se para dy vitesh është diagnostikuar me PCOS, një formë çrregullimi hormonal dhe prej 7 vitesh, ajo kishte mungesë të periodave.
“Para dy vitesh unë u diagnostikova me PCOS, pasi perodat e mia u ndalën për 7 vite. Isha e dëshpëruar sepse të bëhesha një nënë dhe të krijoja një familje ishtë ëndrra ime më e madhe. Unë u frikësova shumë sepse më thanë që në mënyrë natyrale, unë nuk do të mund të bëja dot fëmijë. Trupi im ishte në stres të vazhdueshëm. Asnjëherë nuk jam ndjerë kaq e stresuar mendërisht, kështu që është e vështirë që ta kuptoni. Isha gjatë gjithë kohës në udhëtime, gjatë gjithë kohës jashtë, duke u kufizuar në ushqime. Unë mendoj se kam ushtruar presion në trupin tim dhe sinqerisht çdo trup është i ndryshëm, por mendoj se pesha ime nuk ishte e mirë që trupi im të funksiononte siç duhet dhe nuk mund ta duroja udhëtimin e vazhdueshëm”.
Modelja 24-vjeçare shprehet se pas trajtimeve natyrale dhe kujdesit për veten, pas 7 vitesh, pikërisht në Nëntorin e vitit të kaluar asaj u kthyen periodat.
“Unë jam shumë e lumtur dhe mirënjohëse të them qe periodat e mia u rikthyen në Nëntor të vitit të kaluar dhe shumë shpejt do të jemi 3 në familje”./tvklan.al