Ndodh në Elbasan, i marrin tokën shtetit me dokumente të falsifikuara


Ndodh në Elbasan, i marrin tokën shtetit me dokumente të falsifikuara

10:44 05/08/2016

4200 metra katrorë tokë është sekuestruar nga prokuroria e Elbasanit. Prona ishte pjesë e ish-Ndërmarrjes Bujqësore në Elbasan dhe dyshohet se përfituar në baze të dokumenteve të falsifikuara nga ana e familjes Floqi.

Nga hetimi i Prokurorisë se Elbasanit rezulton se kjo sipërfaqe toke është përfituar duke përdorur një seri dokumentesh të falsifikuara nder vite, duke arritur që pjesëtarët e familjes të marrin jo vetëm titullin e pronësisë mbi atë toke, por të përfitojnë kompensim në vlerën e rreth 32 milionë lekëve te reja, për faktin se një pjese e kësaj sipërfaqeje është zëne nga ndërtimet informale.

Historia e ngjarjes

-Pasardhësit e të ndjerit Azem Floqi (vdekur në vitin 1975), kanë aplikuar në vitin 1994 për të përfituar pronën 4200 m2, me pretendimin se paraardhësi i tyre, Azem Floqi, ka qenë një prej themeluesve te Ndërmarrjes Bujqësore në Elbasan, duke kontribuuar me sipërfaqe 4200 m2 toke.

-Pasardhësit e familjes Floqi, në vitin 1995, kanë marrë nga Bashkia Elbasan kopje të një proces-verbali të vitit 1966, ku pretendojnë se shkruhet që Azem Floqi ka kontribuuar me 4200 m2 toke për Ndërmarrjen Bujqësore (dokumenti i vitit 1966 ka vështirësi në lexim).

-Në bazë të këtij dokumenti, përfaqësuesit e familjes Floqi i janë drejtuar Gjykatës se Elbasanit, e cila, me një vendim në vitin 1995 u ka njohur pronësinë pasardhësve Floqi.

-Duke qenë se një pjese e kësaj hapësire toke (rreth 1900 m2) toke është zënë nga ndërtimet informale, familja Floqi përfiton në vitin 2015 kompensim në vlerën totale mbi 32 milionë leke te reja. Nga kjo shume, deri më tani, u është levruar 57% e kësaj shume, rreth 17 milionë lekë të reja.Nga hetimi i Prokurorisë se Elbasanit janë krijuar dyshime të arsyeshme se kjo toke është përfituar ne mënyrë të paligjshme, ne baze te dokumenteve te falsifikuara.

Nga hetimi ka rezultuar se dokumenti i vitit 1996, ne bazë të të cilit u është njohur pronësia pasardhësve të Azem Floqit, është falsifikuar. Nga ekspertiza që i është bërë këtij dokumenti rezulton se emri “Azem” në dokument është mbivendosur mbi emrin e mëparshëm, “Avram”.

Pra, rezulton se kontribuues i tokës 4200 m2 për ish-Ndërmarrjen Bujqësore Elbasan është Avram Floqi dhe jo Azem Floqi. Në këto kushte, Prokuroria e Elbasanit ka krijuar dyshime të arsyeshme se të gjithë proceset që kane ndjekur pasardhësit e Azem Floqit mbështeten në dokumente të falsifikuara./tvklan.al






Të ngjashme