Ndoj shkëlqen në Serie B


Ndoj shkëlqen në Serie B

18:00 27/12/2018

“Djaloshi i sezoneve të mëparshëm tashmë është një mesfushor i pjekur”

. Ky është Emanuele Ndoj, sipas “Gazzetta dello Sport”, që e vlerësoi me notën 7 paraqitjen e 22-vjeçarit, i cili me golin e tij i dha Brescia fitoren 3 – 2 ndaj Cremonese të mërkurën në stadiumin “Mario Rigamonti”.

Ndoj shënoi në minutën e 90’, duke e bërë më të bukur suksesin që e ngjit skuadrën në vendin e dytë në klasifikimin e Serie B. Ky duket se është momenti i Emanuele Ndoj që ka më shumë minuta dhe po kthehet në një lojtar kyç për Brescia. Skuadra nga Lombardia me të cilën në të kaluarën ka luajtur edhe Igli Tare, mungon prej disa sezonesh në Serie A dhe objektivi për t’u rikthyer aty duket real.

Mesfushori 22-vjeçar është një prej prurjeve të Panuçit në Kombëtaren Shqiptare, ku si titullar ka luajtur vetëm në Glasgow kundër Skocisë, ndërsa golin e vetëm me fanellën kuq e zi e ka në miqësoren me Ukrainën qershorin e ketij viti.

Tv Klan






Të ngjashme