Ndoka: Marrëveshja Rama-Basha ra, kaloi lumin…
Për kryetarin e Partisë Demokristiane Nard Ndoka marrëveshja Rama – Basha e 18 majit ka rënë, pasi opozita nuk ka rol kontrollues në kuvend si udhëheqëse e tre komisioneve periferike.
Në një koment në rrjetin social Facebook, Ndoka, i cili u zgjodh deputet i Shkodrës nga Listat e Partisë Demokratike, tha se kabineti i ri i kryeministrit Rama kishte disa ministra të korruptuar dhe disa të tjerë anonimë. “Maxhoranca e tepsisë asgjë të re!
Ministra të korruptuar dhe disa të tjerë anonimë.
Opozita pa rol kontrollues në Kuvend (tre komisione periferike), marrëveshja Rama-Basha ra; ose kaloi lumin, "të dhjefsha kalin"!
Standard tepsie!
”, shkroi Ndoka pas shpalljes së qeverisë së re nga Kryeministri Edi Rama. /tvklan.al