Ndoshta lyerja e flokëve nuk është ide e mirë
Do të dilte me miqtë për ditëlindjen e saj të 21, por më parë vendosi të shkonte në parukeri për të lyer flokët.
Ndryshe nga sa kishte planfikuar, Becca Peet nga Hampshire, atë natë përfundoi në spital për shkak se boja i dogji skalpin. Tashmë, e reja ka një shenjë të madhe në kokë. Ajo iu nënshtrua një operacioni pasi ajo pjesë e kokës, jo vetëm që iu dogj nga kimikatet, por edhe iu infektua. Duke folur për të përditshmen “DailyMail”, Becca tha se kishte shkuar në sallonin e bukurisë për të ndryshuar ngjyrën e flokëve, nga të errëta në bionde.“Kur po më vinin bojën në kokë, papritur ndjeva një djegie të tmerrshme, që sa vinte e shtohej. Ishte si të më kishin djegur me hekurin e hekurosjes”.
Pak kësaj, të resë iu krijuan flluska dhe ishte pikërisht ky momenti kur kuptoi se plaga ishte infektuar./tvklan.al