Ndotet Bovilla, një pjesë e Tiranës pa ujë të pijshëm


Ndotet Bovilla, një pjesë e Tiranës pa ujë të pijshëm

18:58 08/11/2016

Edhe furnizimi me ujë të pijshëm në Tiranë do të jetë i kufizuar, kjo për shkakun se ujëmbledhësi i Bovillës është i turbulluar.

Lajmi është dhënë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ndërprerja do të vazhdojë deri në përmirësimin e situatës dhe vënien në funksion të plotë të këtij impianti.

Po e mbyllim ditën e sotme në Bovillë, ku gjithmonë Bovilla shfaq problematikat pasi ka kaluar shiu, duke qenë se ujëmbledhësi furnizohet me përrenj nga e gjithë Malësia e Tiranës. Situata aktualisht është se në ujëmbledhësin e Bovillës vjen ky lloj uji, i cili ka një turbullirë katër herë mbi normën maksimale të turbullimit të ujit. Do të thotë se është katër herë mbi ç’lejon ky impiant dhe çdo rregull i BE-së. E di se për qytetarët, të cilët do të preken nga furnizimi i kufizuar me ujë, sigurisht që një pjesë e mërzisë do të jetë me Bashkinë, pse nuk e lejon ujin, por asnjë njeri normal, asnjë kryetar bashkie, asnjë njeri që duhet të marrë vendime për qytetarët e vet, nuk do të merrte vendim që të lejonte këtë ujë të kalonte”

, tha Veliaj. /tvklan.al






Të ngjashme