Ndotet bregu i liqenit në Malësinë e Madhe
Në breg të tij lëkurë e kafshë të ngordhura. Shpezë e peshq që bashkëjetojnë me mbeturinat. Asgjë nuk i lidh këto pamje me bregun e një resursi natyror.
Në anën e Malësisë së Madhe, liqeni i Shkodrës është kthyer në venddepozitim plehrash. Një perlë e natyrës, e cila çdo ditë po degradon për shkak të pakujdesit.
Burim i papastërtisë është Përroi i Vrakës. Fshatrat e zonës shkarkojnë aty plehrat në breg. Në vitin 2005 qeveria shqiptare e renditi në listën e zonave të mbrojtura. Por përveç këtyre vendimeve asgjë më shumë nuk është bërë. Bregu i Liqenit të Shkodrës ka marrë pamje mjeruese. /ABCNews