Ndotja e ajrit shkurton minimalisht 2 vjet jetë


Ndotja e ajrit shkurton minimalisht 2 vjet jetë

22:20 01/08/2020

Ndotja atmosferike i heq mesatarisht 2 vjet jetë çdo banori të tokës. Të paktën kështu rezulton sipas një studimi nga Universiteti i Chicagos, duke u bazuar edhe në statistikat e matjes së cilësisë së Ajrit, Air Quality Life Index.

Rezulton se në botë ajri më i ndotur frymohet në 4 vende, India, Bangladesh, Pakistan dhe Nepal, ku përllogaritet të ndryshojnë dhe një njeri mund të humbë mesatarisht 5 vjet jetë.

Ndërsa Kina është vendi që regjistron përmirësimin më të lartë gjatë kohëve të fundit, që vjen nga politikat e shumta të hartuara së fundmi pikërisht për të ulur ndotjen atmosferike si pasojë e industrive të panumërta që punojnë atje.

Ndotja e ajrit dhe pasojat e saj mbi jetën e njeriut janë në vend të parë për shkallën e dëmeve, në matje me vitet e jetës. Ndiqet nga duhani, që njeriut I heq mesatarisht 1.8 vjet jetë, dhe alkooli e droga që shkurtojnë jetën 11 muaj.

Klan Plus  






Të ngjashme