Ndotja e plazhit të Zvërnecit, Kodheli: Zero tolerancë ndaj përgjegjësve


Ndotja e plazhit të Zvërnecit, Kodheli: Zero tolerancë ndaj përgjegjësve

11:56 24/05/2016

Ndotja e plazhit të Zvërnecit në Vlorë për shkak të rrjedhjes së bitumit nga një anije, ka sjellë reagimin e Ministres së Mbrotjes, Mimi Kodheli.

Ajo e ka konsideruar një katastrofë mjedisore, ndërsa thotë se do të ketë zero tolerancë ndaj përgjegjësve.

Në një postim në Facebook, Kodheli shprehet se në ndihmë të operacionit për parandalmin e përhapjes së ndotjes dhe pastrimin e saj është vënë Forca Detare.

Katastrofë mjedisore në #‎Zvërnec. Disa ton naftë e papërpunuar ka ndotur gati 5 km vijë bregdetare, për shkak të një rrjedhjeje nga një anije që furnizohej te #‎Petrolifera. 

Forca Detare është në lundrim në ndihmë të operacionit për parandalimin e përhapjes së ndotjes dhe pastrimin e saj. 

Si ministre e Mbrojtjes dhe qytetare e #‎Shqipërisë dhe që me dhimbset çdo cm2 tokë apo det i vendit tim; #‎ZERO tolerancë për përgjegjesit

”, shkruan Ministrja, ndërsa ka postuar edhe disa foto ku tregohet dëmtimi që i është bërë këtij plazhi./tvklan.al






Të ngjashme