Ndotja nga plastika, ekspertët: Zgjidhje është ndarja e mbetjeve


Ndotja nga plastika, ekspertët: Zgjidhje është ndarja e mbetjeve

21:40 15/06/2018

Shqipëria është një ndër vendet që konsumon më shumë qese plastike në Europë për familje. Sipas zv.ministres së mjedisit Ornela Çuçi, ky produkt është edhe një ndër ndotësit kryesorë.

Ornela Çuçi/zv.ministre e Mjedisit:

“Qeset plastike shkaktojnë një ndotje shumë të madhe edhe pse zënë vetëm 5% të ambalazhit. Çdo ditë ne konsumojmë 4.5 milionë qese”.

Sipas ekspertëve të mjedisit, nisma e qeverisë për të hequr qeset plastike është shumë e mirë. Por qeset nuk janë ndotësi i vetëm. Tonelata mbetje të ndryshme plastike përfundojnë çdo vit në det, pasi hidhen nëpër lëndina, përrenj e lumenj në të gjithë vendin. Shqipëria ka një shkallë shumë të ulët riciklimi të mbetjeve

Jonida Hafizi/Qendra EDEN:

“Problem nuk janë vetëm qeset plastike, por e gjthë plastika. Për mua një përdorimshet janë problem, ato i gjen të hedhura gjithë andej, pas piknikut njerëzit i lënë nëpër sheshe, në fusha në zona të mbrojtura”.

Pamje të tilla ku zona të mbrojtura dhe parqe janë të mbuluara nga mbetjet palstike të cilat i hedhin qytetarët janë të shumta.  Sipas ambientalistes Jonida Hafizi, duhet të funksionojnë masa më të rrepta për ndotësit e mjedisit, dhe duhet të ndiqet parimi ndotësi paguan.

Jonida Hafizi/Qendra EDEN: 

“Çdo qytetar që hedh qeset në tokë, apo i le aty pasi mbaron piknikun duhet të gjobitet”.

Mungesa e landfilleve në vendin tonë është shumë shqetësues. Aktualisht asnjë nga 61 bashkitë e vendit nuk ofron një shërbim brenda standarteve të Bashkimit Europian. Sipas Çuçit, Shqipëria është në një emrgjence sa i përketë ndotjes së mjedisit.

Ornela Çuçi/Zv.Ministre e Mjedisit:

“Në të gjitha bashkitë ka problem. Me ndarjen e re territoritale ato janë gjetur me 3-4 vend-depozitime mbetjesh. Nga një skanim i territorit kanë rezultur se janë 199 venddepozitime ilegale, pasi kanë vetëm një leje të Këshillit bashkiak por skanë leje mjedisi”.

Por çfarë duhet të bëhet me këo vendgrumbullime?

Ornela Çuçi/Zv.Ministre e Mjedisit: “4

3 prej tyre duhet të rehabilitohen që të ketë jetgjatësi edhe për 5 apo 10 vjet. Ndërsa 98 të tjera duhet të ,mbyllen urgjentisht”.

Ndë të tjera Çuçi sqaron se qeveria ka miratuar metodologjinë për pagesën e këtij shërbimi dhe brenda viti çdo Bashkia do ketë një tarifë pastrami të mirëpërcaktuar.

Lumenjte  për 27 vjet kanë shërbyer si vendgrumbullim për mbeturinat. Siç duket edhe nga pamjet, situata është alarmante. Dhe ky imazh duket se do të vazhdojë të na shoqërojë, pasi në një pjesë të konsiderueshme të territorit të vendit, nuk ka infrastrukturë për grumbullimin e mbetjeve urbane.

Ndërkohë që në asnjë qytet nuk bëhet ndarje e diferencuar në burim, për ti dhënë mundësi riciklimit të mbetjeve plasike e metalike. Të gjitha nismat e ndërmarra deri tani në këtë drejtim kanë dështuar. Në këto kushte, qeveria i drejtohet masat të tilla si ajo për ndalimin e përdorimit të qeseve.

Klan Plus






Të ngjashme