Ndotja nga plehrat, shpallet gjendja e emergjencës


Ndotja nga plehrat, shpallet gjendja e emergjencës

15:41 05/02/2014 plehratShqipëria është e mbushur me plehra nga veriu në jug.

Kjo situatë dramatike e vënë shesh në qendër të  vëmendjes me anë të kronikave nga televizoni Klan është vërejtur edhe nga Ministria e Mjedisit, e cila ka shpallur gjendjen e emergjencës mjedisore.

Por cilat janë zonat e kuqe sa i takon ndotjes të përcaktura nga Ministria e Mjedisit.

Sa i takon ndotjes nuk mbeten pas edhe akset kombëtare, si dhe pikat hyrese kufitare, të cilat janë edhe prezantimi i parë i Shqipërisë me turistët.

Kjo situtatë është vertët alarmante, e përballë kësaj Ministria e Mjedisit deri me tani ka mundur të ngrejë vetëm komitetin kombëtar të menaxhimit të integruar të mbetjeve por pa sqaruar se si do ti jepet zgjidhje kësaj bombe të vertetë ekologjike në rruget dhe plazhet tona.





Të ngjashme