Ndroqi zgjidhet President Nderi i WBF
Biznesmeni Ylli Ndroqi, i cili para pak ditësh u zgjodh President i Federatës Shqiptare të Boksit Profesionist, ka marrë edhe titullin e nderit “President i World Boxing Foundation”, Fondacioni Botëror i Boksit.
Sipas Ndroqit, ky titull i jepet pas sukseseve që ka arritur si promotor i boksierit shqiptar Kreshnik Qato.
Titulli “President Nderi” iu dorëzua Ylli Ndroqit nga autoritetet më të larta të Fondacionit Botëror të Boksit, të pranishëm në konferencën për shtyp.
Tv Klan