Ndryshime në Ministrinë e Rendit – (29 Qershor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Ndryshime në krerët e policisë. Sot në Ministrinë e Rendit Publik nuk ndodheshin as zv/ministri Bajram Yzeiri dhe as drejtori i Përgjithshëm në policinë Shqiptare Veli Myftari. Të dy krerët e lartë të policisë shqiptare kanë shkuar sot nëpër rrethe për të prezantuar ligjërisht drejtuesit e rinj të Drejtorive të Policisë në rrethe.
Pjerin Ndreu shefi i Komisariatit 4 në Tiranë që sot është drejtor i policisë së Gjirokastrës. Faslli Camaj drejtor i policisë në Lezhë. Paulin Rajta, ish-shef i komisariatit në Shkodër do të drejtoj policinë e Dibrës. Por dhe Brenda ministrisë nuk janë kursyer ndryshimet.
Famir Hakani drejtor i policisë kriminale në ministri dhe Hilë Lushaku shef i forcave speciale lënë detyrën për tu zëvendësuar nga Xhavit Shala dhe Niko Brahimi. Edhë në policinë e Shkodrës, qyteti ku krimi mori pesë jetë njerëzish 24 orë më parë do të ketë ndryshime.
Për të vënë më shumë rend në Shkodër është emërua Drejtor i Policisë Albert Piluri. Ndryshimet më të fundit në uniformat blu tentoi një frenim të krimit gjithnjë e në rritje dhe rikthim të normalitetit. Rezultatet e të cilave do të shihen pas disa kohësh./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj