Ndryshime në Policinë e Vlorës(2 Shkurt 1999)


Ndryshime në Policinë e Vlorës(2 Shkurt 1999)

11:29 02/02/1999

Ndryshime në Policinë e Vlorës. Vetëm pak ditë pas revoltës së skafistëve dhe konfliktit me Drejtorin e Policisë Sokol Koçiu, drejtues të lartë të Ministrisë së Rendit kanë shkuar në qytetin jugor dhe kanë bërë ndryshimin e strukturës së Policisë. Ndryshimet në Policinë e Vlorës janë bërë për të forcuar luftën ndaj krimit dhe për të konsoliduar forcat e rendit atje.

Komisariati Nr.2 nuk do të jetë duke lënë vetëm një Komisariat dhe u vendos të hapet një pikë policore në Orikum. Zëvëndësministri i Rendit Publik, Bajram Yzeiri dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Shqiptare, Veli Myftari kanë qënë në Vlorë për të ekzekutuar urdhërin e Ministrit Petro Koçi që ndodhet në një vizitë pune në Poloni.

Me suprinimin e Komisariatit Nr.2 Drejtoria e Policisë së Vlorës do të ketë përsëri vetëm një komisariat që do të mbulojë si qytetin ashtu dhe fshatrat. Janë ndryshuar dhe kuadrot e Policisë. Përveç drejtorit Sokol Koçiu i cili nuk ka lëvizuar nga detyra e tij pothuaj të gjithë shefat dhe oficerët e tjerë janë ngarkuar me detyra të tjera.

Gjithashtu pesë oficerë policie janë transferuar në komisariatin e Kukësit. Sipas zyrtarëve të policisë së Vlorës ndryshimet e kuadrove janë bërë pas lëkundjes dhe moskryerjes mirë së detyrës së tyre në parandalimin e kryerjes së krimeve në qytetin e flamurit./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj






Të ngjashme