Ndryshime të reja në zyrat e pasaportave (17 Gusht 2000)


Ndryshime të reja në zyrat e pasaportave (17 Gusht 2000)

11:13 17/08/2000

Procedura të reja, por jo masa lehtësuese. Kështu mund të quhen rregullat e fundit të vënë nga zyra e pasaportave në Policinë e Tiranës për marrjen e dokumentit të rëndësishëm. Tashmë për të marrë një pasaportë qytetarët e Tiranës nuk do të kenë më një sportel të vetëm si dikur ku radhët e pritjes ishin pafund.

Tani janë 4 sportele ku mund të dorëzohen dokumentet duke iu përgjigjur çdo komisariati të kryeqytetit. Megjithatë këto pamje të marra sot tregojnë se pranë sporteleve të komisaritateve është shumë e gjatë. Përveç kësaj qytetarë të ndryshëm ankohen dhe për të tjera pengesa. Kështu vetëm për të shtyrë afatin e një pasaporte duhet të presësh tre ditë kur zyrtarisht marrja e një pasaporte është një javë.

Gjithashtu për të marrë një pasaportë të dytë duhet vetëm të bësh një kërkesë ndërkohë që zyra e pasaportave në rast humbje të mjetit të identifikimit nuk jep më një vërtetim, por i hap rrugë zgjatjes së afatit të marrjes së pasaportave. Këto masa të reja nga drejtuesit e rinj të zyrave të pasaportave si dhe nga qëllimi i mirë për të rregulluar më mirë shpërndarjen e tyre ka vështirësuar më shumë atë./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme