Ndryshimet Kushtetuese, Kim takon Ramën
Selia diplomatike zbardh temat e diskutuara
Ndryshimet Kushtetuese dhe marrëveshja e 5 Qershorit kanë qenë në qendër të një takimi që zgjati rreth 2 orë mes Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Juri Kim, me Kryeministrin Edi Rama, në zyrën e këtij të fundit.
Ishte vetë ambasada amerikane zbuloi edhe temën e bisedës.
“Diskutimet përfshinë një gamë të gjerë çështjesh, përfshi pritshmëritë e qarta dhe të mirënjohura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me marrëveshjen e 5 Qershorit të Këshillit Politik”, thotë selia diplomatike. Ambasada Amerikane u angazhua maksimalisht për arritjen e marrëveshjes së 5 Qershorit.
Tv Klan