Ndryshimet kushtetuese, mblidhet sot Këshilli Politik
I pranishëm pritet të jetë edhe kryeministri Edi Rama
Rikthehet sot tryeza e Këshillit Politik që do të diskutojë çështjen e ndryshimeve Kushtetuese për koalicionet parazgjedhore dhe hapjen e listave.
I vendosur për t’i shkuar deri në fund miratimit të ndryshimeve kushtetuese, në mbledhjen e sotme pritet të marrë pjesë edhe vet kryeministri Edi Rama, por kjo mbetet ende për t’u konfirmuar.
Lulzim Basha nuk pranoi që të ulej në tryeze me kryeministrin siç ai i propozoi të premten, ndaj Oerd Bylykbashit. Në këshillin politik do t’i bashkëngjitet dhe sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi.
Siç presidenti Meta propozoi dhe që u mirëprit dhe nga palët, në mbledhjen e sotme do të diskutohen ndryshimet kushtetuese të propozuara nga opozita parlamentare. Kjo justifikon dhe praninë e Myslym Murrizit në këtë tryezë.
Tv Klan