Ndryshimet kushtetuese në rendin e ditës së të enjtes


Ndryshimet kushtetuese në rendin e ditës së të enjtes

14:55 19/07/2016

Kryetari i kuvendit Ilir Meta ka firmosur futjen e ndryshimeve kushtetuese për Reformën në Drejtësi në rendin e ditës së seancës plenare të ditës së enjtes. Sipas Metës, kjo është seanca më e rëndësishme e Kuvendit pasi do të miratohet një kushtetutë thuajse e re. Për të arritur këtë ai bëri thirrje që negociatorët të vijojnë punën për të gjetur konsensusin.

Ilir Meta, Kryetar i Kuvendit:

“Negociatorët janë të mandatuar të ushqejnë qëndrimet konsensuale të tryezës politike të mbajtur dje, të mbështetur në propozimin hibrid të paraqitur nga zonja Nuland e që ka mbështetjen e SHBA dhe BE. Të bëhen seancë transparente për publikun”

Meta bëri thirrje aktorëve politikë të ndërpresin deklaratat për t’i shërbyer gjetjes së konsensusit.

Ilir Meta, Kryetar i Kuvendit: “

Kjo ditë është një përgjegjësi e madhe për të gjithë deputetët e kuvendit dhe unë kërkoj moratorium për deklaratat politike”.

Pas kësaj daljeje të Kryetarit të Kuvendit, Partia Demokratike reagoi nëpërmjet një deklarate me atë të së cilës shpreh gatishmërinë për t’u ulur menjëherë në tryezën e bisedimeve me negociatorët e mazhorancës dhe ekspertët e huaj si dhe mbështeti propozimin që këto negociata të jenë hapura për median.






Të ngjashme