Ndryshimet në ligjin e sportit


Ndryshimet në ligjin e sportit

19:30 15/11/2016

Ndryshimet në ligjin për sportin u diskutuan në Komisionin Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Në seancën dëgjimore të mbajtur të martën ishin ftuar përfaqësues të disa federatave sportive dhe të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Kreu i FSHF-së, Armand Duka foli për krijimi i Gjykatës së Arbitrazhit. Ai tha se duhen përcaktuar kompetencat e saj që të shmangen problemet. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit preku edhe një tjetër pikë të rëndësishme të ligjit, përfitimet nga të ardhurat mbi lotaritë sportive.

Armand Duka tha se shuma që është përcaktuar, 0.4 % e tyre, të shkojë për përmirësimin e sportit. Duka tërhoqi vëmendjen se kjo shifër është e ulët dhe nga ana tjetër duhet të qartësohet se si do të shpërndahet. Të pranishmit e tjerë kërkuan që të ketë një vlerësim më të saktë për medalistët.

Tv Klan






Të ngjashme