Ndryshimet në ligjin për ILDKP-në, opozita braktis Komisionin e Ligjeve
Ndryshimet në ligjin për ILDKP-në, opozita braktis Komisionin e Ligjeve
Shpërndaje
20:26 22/04/2014Opozita nuk pajtohet me ndërhyrjen që mazhoranca bën, duke i hequr të drejtën Presidentit të Republikës, për të propozuar kryetarin e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe duke ia kaluar këtë kompetencë kuvendit. Për demokratët, qëllimi është mbajtja nën kontroll politik i hetimit mbi të ardhurat e zyrtarëve të lartë.Duke mos u pajtuar me ndryshimin në ligj, opozita u largua nga salla.Për mazhorancën, Presidenti, sipas Kushtetutës është jashtë procesit të zgjedhjes së kreut të ILDKP-së.Projektligji përcakton gjithashtu, që të gjithë zyrtarët do të hetohen në mënyrë të plotë çdo 7 vjet, ndërsa gjyqtarët çdo katër vjet.