Ndryshimet në Ministrinë e Rendit – (9 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Ndryshime të mëdha në kreun e Ministrisë së Rendit Publik. Pas dy muajsh nga marrja e detyrës, ministri Ilir Gjoni, ka firmosur emërimet e reja në stafin e tij të ngushtë por edhe në disa drejtori të rëndësishme të policisë. Kështu Besnik Bregu emërohet këshilltar i ministrit dhe në vend të tij, drejtor i policisë së Vlorës emërohet Gjovalin Kola, i cili la vendin boshë në komisariatin numër 1 të Tiranës, ku është emëruar Sokol Çela. Vendin e tij në drejtorinë e policisë së Shkodrës e zuri drejtori aktual Milto Kordha.
Një lëvizje e tillë është bërë edhe në drejtorinë e policisë së Durrësit, ku zëvendësi aktual Arben Ruçi, zuri vendin e kolonel Albert Pilos. Ky i fundit ka ardhur në Tiranë me ngritje, duke u emëruar drejtor i drejtorisë së kufirit në Ministrinë e Rendit./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego