Ndryshimet në polici – (1 Gusht 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Ndryshime të mëdha në kupolën e policisë në kuadrin e masave për rivendosjen e rendit dhe luftën kundër kontrabandës. Me urdhër të Ministrit të Rendit Publik Spartak Poçi është publikuar sot emërimi i kolonel Besnik Bregut, si drejtor i drejtorisë së Prefekturës së Vlorës. Ai ka zëvendësuar Albert Dervishin dhe para tij Sokol Koçiun.
Bregu ka qenë së fundmi shef i komisariatit nr.3 në Tiranë, drejtor drejtorie në Korçë dhe shumë më parë Drejtor i Përgjithshëm i Policisë. Ndërsa në Sarandë është emëruar shef komisariati Ilia Nasi. Shefi i më parshëm është i kërkuari i policisë për kontrabandë.
Emërimet e fundit në këto dy pika të rëndësishme problematike përsa i përket korrupsionit dhe kontrabandës është në vazhdën e ndryshimeve në luftën kundër krimit që ka deklaruar ministri Poçi kur ai mori këtë post në qeverinë Majko./tvklan.al