Ndryshimi i jashtëzakonshëm i aktores kryesore të Ertugrul
Aktorja Esra Bilgiç magjeps me bukurinë e saj ndjekësit e serialit “Ertugrul”, por sipas medias turke ajo jo gjithmonë ka qenë kaq e bukur.
Disa foto të publikuara së fundmi habisin për ndryshimin e madh të saj ndër vite. Aktorja 25-vjeçare prej katër vitesh luan rolin e Sulltaneshës Halime në serialin “Ertugrul”, serial historik që ka thyer rekorde audience. Në muajin Tetor të vitit të kaluar, Bilgiç u martua me futbollistin e Kombëtares turke dhe Beshiktashit, Gökhan Töre. /tvklan.al