Ndryshojnë linjat e transportit urban në Tiranë
Linjat e transportit urban në kryeqytet do të ndryshojnë. Në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak, kryetari Erion Veliaj ka propozuar ndryshime në disa linja.
Pjesë e planit është dhe ndryshimi i disa prej stacioneve në linjat më kryesore në kryeqytet si: Unaza, Tirana e re dhe Kombinat-Kinostudio. Veliaj tha se do shtohet linja Selitë-Kristal-Qendër-St.Trenit-Allias; Sauk-Kopshti Zoologjik-Ish St.Trenit dhe ajo e Kasharit.
Sipas projektit bashkohet linja ish-Kombinati i Autotraktorëve-Institut. Linja e Laprakës do të funksionojë në formë unazore deri në Ish-Kombinatit.
Linja e re Ish-st.i Trenit-Sauk-Sanatorium do zgjerohet. Linja Qyteti Studenti-Jordan Misja” do t’i shtohen disa stacione. Linja Porcelan do të ketë një shtrirje deri në Linzë. Linjës Uzina Dinamo-Sharrë do ndryshojnë stacionet. Linjës Kombinat-Kinostudio do t’i ndryshojë numri i stacioneve.
Mbledhja e së hënës e Këshillit Bashkiak u shoqërua me debate edhe për pikën e parkimeve publike. Të djathtët kundërshtuan këtë pikë duke thënë se nuk ka asnjë lehtësim për qytetarët pasi ata sërish do të taksohen për parkimet publike.
/tvklan.al