Ndryshojnë rregullat për patentën, testet e reja


Ndryshojnë rregullat për patentën, testet e reja

12:02 18/02/2018

Duke filluar nga data 1 Mars do të ndryshojnë testet për marrjen e patentës. Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor ka njoftuar se testet e reja do të aplikohen për marrjen e lejes së drejtimit të kategorisë A1, A2, B1 dhe B.

“Duke filluar nga data 01.03.2018 e në vazhdim në të gjitha Drejtoritë Rajonale të Sherbimit të Transportit Rrugor  në testimin e kandidatëve për lejedrejtimit, do të aplikohen testet e reja të formuluara sipas strukturës së miratur me Udhëzimin e ministrit të Transportit  dhe Infrastrukturës nr.682/4, datë 01.04.2016”

, thuhet në njoftimin zyrtar të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Për të gjitha këto kategori leje drejtimi, testet do të përmbajnë 40 pyetje dhe limit i gabimeve të lejuara do të jetë 4, normë kjo që mbetet e njëjtë.

Ndryshime nuk do të ketë as për tarifat e testit. Këto tarifa do të vazhdojnë të mbeten në vlerën e 30 mijë Lekëve të vjetra për kategoritë A1, A2 dhe AM, dhe 45 mijë Lekë të vjetra për kategoritë B dhe B1.

Më poshtë, lista e plotë e pyetjeve të testit:

(Klikoni mbi pyetjet)

TEMA 1 (SINJALET E RREZIKUR) 

TEMA 2  (SINJALET E NDALIMIT) 

TEMA 3 (SINJALET E DETYRIMIT) 

TEMA 4 (SINJALET E PERPARSISE) 

TEMA 5 (SINJALET HORIZONTALE DHE SINJALET QË TREGOJNË PENGESA) 

TEMA 6 (SINJALET SEMAFORIKE DHE TË POLICVE TË TRAFIKUT) 

TEMA 7 (KUFIJTË E SHPEJTESISË, RREZIKU NË TRAFIKUN E NGARKUAR) 

TEMA 8 (DISTANCA E SIGURISË) 

TEMA 9 (RREGULLAT E QARKULLIMIT TË MJETEVE) 

TEMA 10 (RREGULLAT E PERPARSISË NË KRYQËZIM)  

TEMA  11 (RREGULLAT E PARAKALIMIT) 

TEMA 12 (RREGULLA TË NDRYSHME) 

TEMA 13 (SISTEMET E PAJIMIT) 

TEMA 14 (SJELLJET PËR PARANDALIMIN E AKSIDENTËVE RRUGORE)  

TEMA 15 (KUPTIMI, GJYKIMI DHE VENDIMARRJA) 

TEMA 16 (PËRKUFIZIMET RRUGORE DHE TË TRAFIKUT)  

TEMA 17 (SINJALET TREGUESE) 

TEMA 18 (SINJALET PLOTËSUESE) 

TEMA 19 (PANELET  PLOTËSUESE) 

TEMA 20 (NDALIMI, QËNDRIMI, PUSHIMI DHE NISJA) 

TEMA 21 (PËRDORIMI I DRITAVE ) 

TEMA 22 (LEJEDREJTIMI)

TEMA 23 (PËRGJEGJËSIA CIVILE) 

TEMA 24 (KUFIZIMI I KONSUMIT) 

TEMA 25 (ELEMENTËT PËRBËRËSE TË MJETIT)  

/tvklan.al






Të ngjashme