Ndryshojnë rregullat për Topin e Artë


Ndryshojnë rregullat për Topin e Artë

14:50 21/10/2016

Çmimi tepër i lakmuar nga futbollistët e të gjithë botës, “Topi i Artë”, nga ky vit është përsëri një trofe i dhënë nga revista “France Football”.

Kjo ndarje u bë e ditur muajin e kaluar. Pas 6 vitesh bashkëpunim me FIFA-n ndryshojnë edhe rregullat. Kandidatët për këtë vlerësim sipas asaj që shkruhet në gazetën spanjolle “Sport” do të jenë 23 dhe nuk do të ketë 3 emra finalistësh në fund.

Emri i fituesit do të bëhet i ditur brenda vitit dhe jo më pas siç ndodhte me Topin e Artë kur ishte e përfshirë edhe FIFA. Në procesin e votimit do të marrin pjesë gazetarë nga 211 vende, por nuk do të japin pëlqimin e tyre trajnerët dhe kapitenët e ekipeve përfaqësues.

Ceremonia do të mbahet në Paris. Favoritët mbetet ende emra si Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo, triumfatorët e viteve të fundit.

Tv Klan






Të ngjashme