Ndryshon administratori i Albpetrol


Ndryshon administratori i Albpetrol

14:50 27/01/2018

Administratori i Albpetrol Endri Puka është larguar nga kjo detyrë, pas 5 vitesh drejtimi të kësaj ndërmarrjeje. Në një njoftim për shtyp thuhet se Puka do të angazhohet në një tjetër detyrë, ndërsa vendin e tij e ka zënë inxhinieri Kastriot Bejtaj, i cili ka mbajtur postin e drejtorit teknik në këtë kompani.

Albpetrol njofton se Bejtaj është pjesë e grupit ndërministror që po angazhohet me ristrukturimin e ndërmarrjes.

Albpetrol planfikohet të ndahet në dy ndërmarrje, ku një pjesë të vogël të saj do të vijojë ta mbajë shteti, ndërsa blloqet e lria do t’i jepen në përdorim investitorëve privat.  

Tv Klan






Të ngjashme