Ndryshon formati i Champions League


Ndryshon formati i Champions League

15:25 09/08/2016

Champions League pritet të ndryshojë prej sezonit 2018-2019. “Gazzetta dello Sport” në një shkrim të ditës së martë njofton se katër kampionatet më të rëndësishëm në kontinent, ai anglez, spanjoll, gjerman dhe italian do të përfaqësohen me nga 4 ekipe që do të marrin pjesë direkt në fazën e grupeve sipas formatit të propozuar.

Tre prej tyre do të kalojnë falë klasifikimit në kampionat, ndërsa e katërta për rezultatet e arritura në Champions League ndër vite.

Numri i ekipeve pjesëmarrës nuk do të ndryshojë që do të jenë 32, por gjysma e tyre do të kenë të sigurt një vend në grupe. Në këtë aspekt do ta pësojnë vende me një koefiçent më të ulët në renditen e UEFA-s.

Federatave të nivelit të mesëm si Franca, Portugalia e Rusia do të kenë dy vende, 4 deri në 5 vende kampionëve të Ukrainës, Belgjikës, Holandës,Turqisë dhe Zvicrës, 5 deri në 6 vende ekipeve që do ta kualifikohen në “play off”. Gjithçka mbetet të vendoset pas zgjedhjes së presidentit të ri të UEFA-s, më 14 shtator. /TV KLAN






Të ngjashme