Ndryshon “skema”, ja cilët do jenë koordinatorët e PS në qarqe


Ndryshon “skema”, ja cilët do jenë koordinatorët e PS në qarqe

16:54 24/10/2016

Kryesia e Partisë Socialiste vetëm pak muaj nga mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare ka ndryshuar të deleguarit e saj në qarqe. Sekretari i përgjithshëm Gramoz Ruci do të drejtojë grupin e punës në qarkun e Fierit.

Kryeqyteti i është lënë Saimir Tahirit, ndërsa qarku i Durrësit nga kryebashkiaku Vangjush Dako.

Vlora do të ketë si të deleguar të kryesisë socialiste Damir Gjiknurin, ndërsa Gjirokastra do të ketë Blendi Çuçin, qarqe këto që më parë kishin si koordinator Koço Kokëdhimën.

Grupi i punës në Berat do të drejtohet nga ministri i Mirëqenies Blendi Klosi, Shkodra nga Ditmir Bushati e Lezha nga Ilir Beqja.

Nënkryetari i grupit Parlamentar, Taulant Balla do të jetë në krye të grupit të punës në Elbasan ndërsa ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli në Dibër./ TV KLAN

 






Të ngjashme