Ndryshon urdhri, 3 biznese të tjera do të lejohen që të punojnë
Ministria e Shëndetësisë ka ndryshuar një pikë në urdhrin që kufizon lëvizjet në Shqipëri në kuadër të masave për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Konkretisht, në vendimin e ditës së sotme është ndryshuar urdhri për 3 aktivitete tregtare, të cilat kanë qenë të ndaluara për të punuar.
Bëhet fjalë për gomisteritë, libraritë dhe kancelaritë. Me ndryshimin e bërë, këto tre subjekte do të lejohen që të ushtrojnë aktivitetin e tyre pavarësisht masave ndaluese në vend.
Në urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Dy ditë më parë, tvklan.al publikoi edhe listën e plotë të bizneseve të cilat lejohen që të punojnë dhe të atyre që duhet të mbajnë të mbyllur aktivitetin. /tvklan.al