Në 24 Maj gjyqi për pallatet te diga e Liqenit
Gjykata Administrative e Apelit ka caktuar 24 Majin, si datën që do të merret në shqyrtim kërkesa e Bashkisë së Tiranës, për shfuqizimin e lejes së ndërtimit, për kompleksin e pallateve deri në 17 kate tek diga e Liqenit.
Vendimi u mor me dyer të mbyllura nga treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë çështjen. Por kjo trupë gjyqtarësh kundërshtohet nga Bashkia, sepse sipas saj, ka konflikt interesi.
Për Bashkinë e Tiranës ky është një gjykim fars, i montuar për të dëmtuar interesat e qytetit në favor të interesave të pak njerëzve.
Tv Klan