Në arrati shqiptari që vrau gruan greke, Mediat: Djali që ka me vete, i sëmurë


Në arrati shqiptari që vrau gruan greke, Mediat: Djali që ka me vete, i sëmurë

12:07 10/01/2016 klodi Lesi

Klodi Lesi shqiptari që katër ditë më parë masakroi gruan e tij greke me thikë dhe më pas rrëmbeu djalin e tij 4-vjecar e kreu krimin vetëm në 1 minute e 30 sekonda.

Në një inteviste për gazeten “Prototema” babai i viktimës ka thënë se 35-vjeçari shqiptar erdhi i vendosur për të vrarë vajzën e tij.

Si provë të kësaj ai ka faktin se pas krimit e kishte parë shqiptarin me një thikë në dorë, që nuk ishte thikë kuzhine, por një armë që ai e kishte marrë enkas me vete.

Herri Mavromatis tregon se Lesi ishte përshëndetur me vjerrën përpara se të ngjitej ne katin e dytë të vilës ku banonte bashkëshortja.

Gjatë kësaj kohë mes tyre ka patur një debat, ku më pas Lesi ka nxjerre thikën duke e qëlluar 7 herë dhe e ka lënë të vdekur në vend.  E gjithë skena është parë dhe nga djalin i madh i tyre, 6 vjeç, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e psikologëve.

Pas kësaj Lesi ku është larguar nga banesa ka marrë me vete djalin e vogël katër vjeçar. Nëna e viktimës ka kuptuar se kishte ndodhur diçka vetëm nga të qarat e fëmijës të rrëmbyer.

Shqetësimi më i madh për gjyshërit grek mbetet shendeti dhe siguria e nipit të tyre.  Një shoqatë për mbrojtjen e femijeve mori nje telefonatë e cila njoftonte se fëmija i mitur dhe babai i tij ishin parë në Janinë, ku Lesi kishte hyrë në një farmaci për të marrë ilaçe për djalin, që kishte temperaturë.

Policia e Kalkidhikise po vazhdon kërkimet për shqiptarin dhe dyshon se ai po tenton te kaloje kufirin me Shqipërinë. Për këtë arsye i është dërguar informacion edhe palës shqiptare.

Tv Klan





Të ngjashme