Në avion duke kënduar me Florin, Zhegu: I kam fobi fluturimet dhe…


Në avion duke kënduar me Florin, Zhegu: I kam fobi fluturimet dhe…

21:10 02/05/2020

Këngëtari i  mirënjohur Luan Zhegu në emisionin “Rudina” në Tv Klan, në një lidhje me Skype, ka treguar një moment të bukur të ndodhur disa kohë më parë.

Një video e postuar në rrjetet sociale, tregonte Zhegun duke kënduar së bashku me Flori Mumajesin ndërsa ishin në avion.

I pyetur nga Rudina Magjistari për më shumë detaje, Zhegu tregoi se kjo u bë për të surprizuar një person që fluturonte bashkë me ta.

“Vjen stjuardesa dhe tha, gjysma shqip duke folur, kam marrë vesh se ju jeni këngëtarë. A ka mundësi të na këndoni një këngë se kemi një surprizë për të bërë në avion. Në moment që jam çuar, ballë për ballë doli Flori dhe tha hajde këndojmë një këngë se ashtu është puna, duam të bëjmë një surprizë… unë nuk e mora vesh se kujt iu bë surpriza, por bashkë vendosëm të këndojmë”.

Për Zhegun ky moment duket se ka qenë më se i nevojshëm për ta ndihmuar që të harronte frikën që ka nga fluturimet, siç thotë ai.

“Mua mu bë qejfi që më çuan, se unë e kam pak fobi flurimin, dhe kaloi një kohë e mirë dhe ikën emocionet”. /tvklan.al






Të ngjashme