Në brigjet Italiane kapen 60 klandestinë (08 Nëntor 1998)


Në brigjet Italiane kapen 60 klandestinë (08 Nëntor 1998)

11:03 08/11/1998

Sërish skafet shqiptare vazhdojnë të kalojnë Adriatikun drejt brigjeve të Italisë. Në brigjet e Pulias u ndaluan 60 emigrantë klandestinë ku shumica ishin kurdë, iranas dhe kosovarë e ndërsa më vonë një anije me 230 persona u braktis nga ekuipazhi 400 metra larg nga një plazh italian në jug të Otrantos. Në anije ndodheshin kurdë, afrikanë që kishin udhëtuar nga Turqia prej dhjetë ditësh në kushte shumë të këqija. Emigrantët u dërguan menjëherë në qendrat e pritjes së rajonit të cilët ndodhen në kujdesin e spitalit.

Pamje klandestinë të kapur në Itali./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori






Të ngjashme